Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë 1006 vjet nga vdekja e Mbretit Samuill

Foto: arkiv

Më 6 tetor 2020 mbushen 1006 vjet nga vdekja e Mbretit bullgar Samuill, qëndrueshmëria dhe lufta kokëfortë e të cilit kundër perandorit Bizantin Vasilij i Dytë, nuk lejon rënien e Bullgarisë nën sundimin bizantin deri në fund të mbretërisë së tij. Në ndryshim nga perandori bizantin, i cili disponon një thesar të plotë dhe stabilitet në perandorinë e tij, mbreti Samill ka një nevojë të madhe prej parash për betejat e tij të përhershme të cilat zhvillon. Prandaj ai kërkon përkrahje dhe ndihmë nga të gjitha shtresat e popullsisë bullgare, madje ndërpret persekutimet e bogomilëve në vend. Që të mund të sigurojë prapavijën e tij, Samuill nënshtron madje princat serbë, me qenë se merr vesh se zhvillojnë bisedime për përkrahjen e Bizantit. Samuill e drejton Bullgarinë bashkë me tre vëllezërit e tij që nga viti 971, kurse pas vdekjes së tyre mbetet sundimtar i vetëm që nga viti 997 deri më 6 tetor 1014 kur vdes, mbase ka shumë të ngjarë nga një goditje në zemër, pasi shikon ushtarët e vet të verbëruar gjatë përleshjes rreth fshatit Kluç. Këtë betejë bizantinët e fitojnë vetëm përmes dinakërisë, me qenë se Samuill e kthen fortifikimin në një kështjellë të pathyeshme. Pas disa sulmeve të pasuksesshme, perandori bizantin është i detyruar të dërgojë dy çeta, të cilët të kalojnë rreth e rrotull fortifikimit përmes malit dhe të sulmojnë në kurriz ushtarët bullgarë. Me ndihmën e barinjve vlleh dhe nën mbrojtjen e natës, ata mundin të paparë nga asnjë të depërtojnë për t'u fshehur në pjesën e prapme të ushtrisë së Samuilit. Sulmi i befasueshëm dhe pamundësia të reagojnë shpejt, kthejnë një pjesë të madhe nga ushtarët bullgarë në robër, të cilët perandori bizantin urdhëron të verbohen.

Pas vdekjes së Samuillit, Bullgaria nuk mundet të rezistojë gjatë në presionin ushtarak nga ana e perandorisë dhe gjatë vitit 1018 vjen fundi i Mbretërisë së Parë Bullgare.

Personaliteti dhe vepra e Mbretit Samuill - 10 shekuj pas vdekjes së tij, janë shkak për debate të zjarrta midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, si një pjesë nga debatet historike midis të dyja shteteve.  Vendimi i komisionit historik bullgaro-maqedonas që Mbreti Samuill të nderohet nga të dyja shtetet, nuk i vë fund punës së tij. Të hapura mbeten akoma shumë çështje, nga të cilat varet nëse marrëveshja për anëtarësi në Bashkimin Evropian të fqinjit tonë perëndimor, do të ratifikohet nga parlamenti bullgar, kur të arrihet deri tek procedura parabashkuese.


Autor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD