Ministria e Turizmit filloi transmetimin e reklamave, të bëra bashkërisht me përfaqësues të Asociacionit të Operatorëve Turistikë në Bullgari. Ideja është që të mund të popullarizohen vendet shumë pak të njohura si dhe objektet turistike në vendin tonë. Një skaj i tillë është fshati Çuprene në Bullgarinë Veriperëndimore.
Kurse kureshtja më e madhe vendase është kulla e sahatit, e cila e meriton që të jetë një kureshtje botërore, janë të bindur njerëzit nga fshati. Kulla e Çuprenes është në të njëjtën kohë dhe një kambanore e kishës fqinje “Shën Nikollaj”. Gjatë vitit 1926 nga të katër anët e saj janë vendosur sahate, të cilët punojnë me saktësinë më të madhe dhe sot, kurse tingulli i tyre oshtin dhe bën jehonë përreth.
Përpara më shumë se 40 vjetëve kulla në fshat, është e shpallur për një monument kulture. Sot operatorët turistikë i shpien turistët e vet deri në këtë vend të bukur, të cilin shumë pak njerëz e kanë parë. Akoma për kullin e Sahatit në Çuprene-në video:
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..