Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka rritur tri herë aktivet e saj neto për frymë të popullsisë

Foto: arkiv

Gjatë 11 viteve të fundit Bullgaria i ka rritur tri herë aktivet e saj neto për frymë të popullsisë deri në 9 586 euro. Këtë e shkroi në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov, duke u mbështetur te një studim i kompanisë gjermane të sigurimeve Allianz.

“Në saje të rezultateve të mira gjatë disa viteve të fundit familjet bullgare janë përgatitur për krizën. Kjo nuk na qetëson por na inkurajon që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. Politika e arsyeshme fiskale, luftimi i kontrabandës dhe investimet na lejuan që të rritim për herë të radhës me akoma 10% pagat në sektorin buxhetor, vuri në dukje Borisov.

Ai rikujton se qeveria do t’u japë pensionistëve një shtesë prej 25 eurosh në muaj deri në fund të pandemisë dhe do të vazhdojë me politikat e saj të ndihmës së biznesit, të cilat kanë ruajtur 300,000 vende pune.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre organe rregullatore do të kontrollojnë çmimet e shërbimeve mobile

Komisioni i Rregullimit të Komunikimeve dhe komisionet për mbrojtjen e konkurrencës dhe të konsumatorëve kanë nënshkruar një marrëveshje mbi një mekanizëm të përbashkët për kontrollin e çmimeve të shërbimeve mobile gjatë adoptimit të euros...

botuar më 25-06-27 12.57.MD

Sofja tashmë ka një buxhet për vitin 2025

Këshilli Bashkiak i Sofjes miratoi buxhetin e Sofjes për vitin 2025. Kjo u bë me 41 vota "pro", 4 "kundër" dhe 10 "abstenime". Korniza ekonomike e dokumentit parashikon një rritje të pagave në transportin publik në mënyrë retroaktive nga 1 prilli me..

botuar më 25-06-26 2.56.MD

Bullgaria dhe Japonia thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Japonisë. Të dyja vendet po kërkojnë..

botuar më 25-06-25 10.42.PD