Liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë qëllimet kryesore të qytetërimit evropian. Duhet të njohim se ato nuk aplikohen në mënyrën më të mirë, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një ligjëratë para Organizatës Evropiane për të Drejtën Publike. Para auditorit të Athinës Presidenti, i cili vizitoi zyrtarisht Greqinë, tha se nganjëherë duket se në Evropë jemi të ngadaltë dhe joefektivë.
Forcat gjeopolitike ose regjionale, të cilat nuk janë kufizuar nga nevoja për t’i respektuar këto parime, janë më të shpejta dhe efektive në aspekt afatshkurtër, por zhvillimi njerëzor nuk është një vrapim në distancë të shkurtër, por është maratonë. Ne do të fitojmë në aspekt afatgjatë, sepse e kemi themelin moral, i cili bazohet tek vlerat tona, deklaroi Kreu i Shtetit.Me rastin e 3 marsit – festa kombëtare e Bullgarisë, vendi ynë mori përshëndetje dhe nga jashtë. Sekretari i shtetit të SHBA-së Anthony Blinken theksoi partneritetin strategjik midis dy vendeve tona: "Si miq, aleatë dhe partnerë të qëndrueshëm,..
Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 3 mars, me një sërë aktivitetesh në vend dhe jashtë. Presidenti Rumen Radev do të nderojë kujtimin e vullnetarëve bullgarë dhe ushtarëve rusë të cilët vdiqën për lirinë e Bullgarisë në majën..
2403 raste të reja të koronavirusit janë zbuluar në Bullgari në 24 orët e fundit, pas 14 563 testeve të kryera, ose 16.5% e mostrave janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje..
Ndërmarrja e masave në kohë për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve bullgarë jashtë vendit, kur ata janë objekt sulmesh vetëm për shkak të..
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Jashtme Ekaterina Zaharieva dekoroi studentët më të mirë të huaj në konkursin “Student i Vitit”. Çmimi..
Bullgarët në Çikago festuan 3 marsin paraprakisht, duke valëvitur flamurin bullgar në qendër të qytetit për të 15-in vit radhazi. Ngjarja u ndoq nga..