Liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë qëllimet kryesore të qytetërimit evropian. Duhet të njohim se ato nuk aplikohen në mënyrën më të mirë, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një ligjëratë para Organizatës Evropiane për të Drejtën Publike. Para auditorit të Athinës Presidenti, i cili vizitoi zyrtarisht Greqinë, tha se nganjëherë duket se në Evropë jemi të ngadaltë dhe joefektivë.
Forcat gjeopolitike ose regjionale, të cilat nuk janë kufizuar nga nevoja për t’i respektuar këto parime, janë më të shpejta dhe efektive në aspekt afatshkurtër, por zhvillimi njerëzor nuk është një vrapim në distancë të shkurtër, por është maratonë. Ne do të fitojmë në aspekt afatgjatë, sepse e kemi themelin moral, i cili bazohet tek vlerat tona, deklaroi Kreu i Shtetit.Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..