Banorët e lagjes Gorubjane në kryeqytet po përgatiten që të bllokojnë sot në orën 16.00 një prej arterieve kryesore rrugore të Sofjes – bulevardin “Carigradsko Shose”, si pjesë e protestave kundër korrupsionit në qeverisjen e tanishme të shtetit, bëri të ditur dje në protestë Ivan Dimitrov nga komiteti i Iniciativës “Gorubljane” Para tij para protestuesve në Trekëndëshin e Pushtetit foli eurodeputetja irlandeze Kleër Dejli, e cila bëri apel për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe të Kryeprokurorit.
“Ju do ta ndryshoni shtetin – ju, qytetarët e zakonshëm të Bullgarisë, nënvizoi ajo. Eurodeputetja është në Bullgari që prej disa ditësh për ta zgjidhur një çështje në lidhje me një pronë të patundshme të disa bashkatdhetarëve të saj. Aho vuri në dukje gjithashtu se Bullgaria është një vend shumë i bukur, i cili është braktisur dhe kjo është e papranueshme. Rrugët duhet të rinovohen, toka bujqësore duhet të përpunohet, tha eurodeputetja.
Në fund të protestës, e cila kaloi pa incidente, përsëri u zhvillua procesioni tradicional deri në Orllov Most. Për një kohë të shkurtër kishte bllokadë, e cila vazhdoi më pak se një orë.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..