Muaji tetor po përfundon qetë-qetë, kurse bashkë me të dhe ditët e fundit të ngrohta, të përmbushura me ngjyrat dhe nuancat e natyrës. Tani është momenti të mund t’i shijojmë dhe ta përcjellim stinën me një ekskursion të paharruar deri në bregdetin tonë verior të Detit të Zi. Në një video speciale Shoqata e Ciceronëve në Bullgari, bashkë me Ministrinë e Turizmit, na ftojnë të vizitojmë Manastirin Allaxha. Videoja për këtë vend të prekur nga historia është xhiruar me frymëzim dhe është me titra në gjuhën angleze.
Allaxha Manastir gjendet afër kryeqytetin tonë detar Varna dhe është një nga kureshtjet natyrore më të njohura vendase. Mbishkrimet murale janë nga shekujt 13-14. Pas rënies së Bullgarisë nën sundimin osman, në fund të shekullit të 14 , Allaxha Manastir bie gradualisht në rënie dhe mbase aty nga fundi i shekullit të 15 ose në fillim të shekullit të 16 është i braktisur përfundimisht.
Shikoni videon:
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..