Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Operatorët turistikë bullgarë paraqesin një video për Manastirin Allaxha

Foto: arkiv

Muaji tetor po përfundon qetë-qetë, kurse bashkë me të dhe ditët e fundit të ngrohta, të përmbushura  me ngjyrat dhe nuancat e natyrës. Tani është momenti të mund t’i shijojmë  dhe ta përcjellim stinën me një ekskursion të paharruar deri në bregdetin tonë verior të Detit të Zi. Në një video speciale Shoqata e Ciceronëve në Bullgari, bashkë me Ministrinë e Turizmit, na ftojnë të vizitojmë Manastirin Allaxha.  Videoja për këtë vend të prekur nga historia është xhiruar me frymëzim dhe është me titra në gjuhën angleze.

Allaxha Manastir gjendet afër kryeqytetin tonë detar Varna dhe është një nga kureshtjet natyrore më të njohura vendase. Mbishkrimet murale janë nga shekujt 13-14. Pas rënies së Bullgarisë nën sundimin osman, në fund të shekullit të 14 , Allaxha Manastir bie gradualisht në rënie dhe mbase aty nga fundi i shekullit të 15 ose në fillim të shekullit të 16 është i braktisur përfundimisht.

Shikoni videon:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD