Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia dhe Shqipëria kanë pranuar arbitrazhin ndërkombëtar për kufirin e tyre detar



Greqia dhe Shqipëria ranë dakord t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për caktimin e kufirit të tyre detar, sipas ligjit detar. Këtë e shpalli ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pas takimit të tij me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. “E falënderoj ministrin se, pavarësisht se në momente të caktuara kemi pasur tension, Greqia asnjëherë nuk ka qenë pengesë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha Rama.

Sajti Albanian Daily News njoftoi se, gjatë kohës së demonstratës nga ana e opozitës kundra vizitës së Dendiasit në Tiranë  kanë shpërthyer përplasje me policinë. Një pjesë nga demonstruesit janë munduar të shpojnë kordonin policor dhe janë shpënë në mënyrë të detyrueshme në departamentin e policisë.

Qeveria e re serbe do të jetë me mandat të kufizuar



Qeveria e re serbe e kryeministres Anna Bernabich do të jetë me një mandat të kufizuar. Zgjedhjet parlamentare përpara afatit do të zhvillohen me ato presidencialet dhe kjo jo më vonë se data 3 prill 2022. Në qeverisje, përveç Partisë Përparimtare Serbe, hyjnë socialistët dhe lëvizja patriotike SPAS të kryetarit të bashkisë së komunës Novi Beograd Aleksandër Shapiç. Në mënyrë befasuese zëvendëskryeministri i deritanishëm dhe ministër i jashtëm, socialisti Ivica Daçiç u bë kryetar i Kuvendit Popullor, transmetoi agjencia Tanjug. Për një vit e gjysmë do të kemi qeveri reformatore në kohë të vështira dhe krize dhe është e sinqertë t’u themi këtë qytetarëve, deklaroi presidenti  Aleksandër Vuçiç. Ai nënvizoi , se gjatë muajve të ardhshëm pasojat më të këqija të krizës Covid janë përpara dhe pas kësaj do të jetë e nevojshme që të kërkohet mendimi i qytetarëve.

Kandidati i Ankarasë fitoi zgjedhjet në Qipron Veriore



Me rëndësi është që lideri i ri i turqve qipriotë Ersin Tatar të pranojë ftesën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për takim rreth çështjes qipriote. Në këtë mënyrë Nikozia zyrtare komentoi zgjedhjen e zotit Tartar i përkrahur nga Ankaraja për president të Republikës së Qipros Veriore Turke të njohur vetëm nga Turqia. Zgjedhja prek bashkësinë e turqve qipriot. Ajo e cila ka rëndësi është që të bisedojmë , që të mund të arrijmë një vendim funksionues, të drejtë dhe të qëndrueshëm. Turqia është ajo, e cila në fund të fundit do të duhet të marrë disa vendime në lidhje me çështjen qipriotë, tha zëdhënësi i qeverisë qipriotë Kiriakos Kushos, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Në fushatën e tij Tartar refuzoi  zgjidhjen federale të problemit të Qipros dhe deklaroi ndarjen e plotë të dy komuniteteve në shtete të pavarura.

Në Kroaci iniciativa “Tri dete” vuri në sherr kryeministrin dhe presidentin



Iniciativa “Tri dete” është e panevojshme dhe potencialisht e dëmshme për Kroacinë për shkak të një konflikti të mundshëm me Berlinin dhe Moskën, deklaroi  presidenti kroat Zoran Millanoviç. Ai u shpall kundra kësaj që Kroacia të japë “dhe një cent” për iniciativën, njoftoi agjencia  HINA. Millanoviç mendon se, iniciativa “Tri dete” është e administratës së Barak Obamës dhe është e menduar, që të mund t’i detyrojë vendet në Bashkimin Evropian të blejnë më shumë gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe të izolojnë Rusinë. Kryeministri Andrey Plenkovich mori pjesë në mënyrë virtuale në takimin e formatit në Talin. Ai deklaroi se, Zagrebi do të investojë 20 milionë euro në fondin investues të iniciativës.

Athina dëshiron t'i japë fund bashkimit doganor Bashkim Evropian –Ankara



Greqia do që Bashkimi Evropian të ndalojë Marrëveshjen e Ankarasë nga viti 1995 lidhur me bashkimin doganor me Turqinë. Gjermania, Spanja dhe Italia thirren të ndërpresin eksportet e pajisjeve ushtarake, përfshi dhe të nëndetëseve, të avionëve, të anijeve dhe të teknikës së blinduar për në Turqi për shkak të veprimeve të fundit provokuese në Mesdheun Lindor, njoftoi agjencia ANA-MPA. Që nga Nikozia kryeministri grek Kiriakos Micotakis tha se, nuk mundet që një vend i tretë, i cili është kandidat për aderim ndaj Bashkimit Evropian , të  përjashtohet nga detyrimet doganore, të shfrytëzojë dhe të shijojë përfitimet dhe leverditë të tregut unik dhe njëkohësisht të kërcënojë kufijtë lindor të Bashkimit Evropian.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: AP/BTA

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD