Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lidhja e Artistëve në Bullgari shpall fituesit e çmimit kombëtar ICAR

Foto: arkiv

Çmimet Kombëtare të arteve skenike ICAR 2020  do të jepen për herë të 46-të në ditën e fundit të muajit tetor. Ceremonia u shty për shkak të epidemisë nga koronavirusi gjatë muajit mars, por tani do të zhvillohet pa publik në sallën e Teatrit Popullor “Ivan Vazov”.

Çmimet prestigjioze janë në disa kategori bazë-për një rol mbështetës dhe për rol kryesor tek femrat dhe tek meshkujt, për regjisorë, skenografi dhe muzikë origjinale për shfaqje teatrale.

Çmimi special ICAR për një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj teatrit bullgar sivjet i akordohet aktorit të dashur nga brezat e ndryshëm të bullgarëve Marin Janev. Shkaku janë 50 vjetët nga jeta të cilat Janevi ja ka kushtuar kinemasë dhe për më tepër teatrit, si dhe ditëlindja e tij e ardhshme e 77. Një çmim special i jepet dhe aktores Snezhina Petrova për rëndësinë dhe arritjet e saj  në projektin ndërdisiplinor “Medeja”, i cili qe një pjesë nga programi i “Plovdiv - Kryeqyteti Evropian i kulturës 2019”. ICAR për nder dhe dinjitet sivjet merr regjisori Nikolla Petkov. 

Ndër çmimet e paraqitura ka dhe ICAR për artin e cirkut. Ai i jepet Nikollaj Ballkanskit - rekordmen në salton e dyfishtë në një ose dy këmbalka dhe trashëgimtar i familjes së njohur bullgare të artistëve të cirkut, të cilët paraqesin arritjet e veta akrobatike nëpër botë dhe e lavdërojnë Bullgarinë jashtë kufirit.

Ngjarja është një pjesë nga edicioni i 15 i Sallonit Teatral të Sofjes dhe nga kalendari i ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit për vitin 2020.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD