Një pikturë e re murale zbukuron qendrën e Sofjes. Ajo është afër stacionit të metrosë Serdika në bulevardin “Princesha Maria – Lluiza”. Piktura murale u inaugurua nga ambasadorja e Vendeve të Ulëta Bea ten Tusscher dhe kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.
Muri me graffiti-pikturën Serdika Tulip është me dimensione 200 metra katrorë, transmetoi BGNES.
Në pikturë afër një vajze të bukur është treguar një lloj i posaçëm i tulipanit “Serdika”.
Qëllimi është të tregohen në një mënyrë moderne marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Holandës, përmes teknikave të ndryshme vizuale, karakteristike për të dyja vendet.
Autorët e graffiti-pikturës në mur janë Arsek & Erase. Projekti është realizuar nga Sofia Graffiti Tour me iniciativë të Ambasadës së Vendeve të Ulëta.Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..