Një pikturë e re murale zbukuron qendrën e Sofjes. Ajo është afër stacionit të metrosë Serdika në bulevardin “Princesha Maria – Lluiza”. Piktura murale u inaugurua nga ambasadorja e Vendeve të Ulëta Bea ten Tusscher dhe kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.
Muri me graffiti-pikturën Serdika Tulip është me dimensione 200 metra katrorë, transmetoi BGNES.
Në pikturë afër një vajze të bukur është treguar një lloj i posaçëm i tulipanit “Serdika”.
Qëllimi është të tregohen në një mënyrë moderne marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Holandës, përmes teknikave të ndryshme vizuale, karakteristike për të dyja vendet.
Autorët e graffiti-pikturës në mur janë Arsek & Erase. Projekti është realizuar nga Sofia Graffiti Tour me iniciativë të Ambasadës së Vendeve të Ulëta.Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..