"Në qoftë se Republika e Maqedonisë së Veriut i njeh rrënjat bullgare të gjuhës dhe kombit të saj kjo do t’i vërë fund tensionit në marrëdhëniet tona dhe mundësisë që Bullgaria të vendosë veto për fillimin e negociatave për anëtarësim evropian”, deklaroi për agjencinë Rojters Ekaterina Zaharieva – zëvendëskryeministre dhe ministre e jashtme e Bullgarisë.
“Jemi gati t’i ripohojmë realitetet e tanishme, por ata duhet ta njohin të vërtetën historike”, nënvizoi Ministrja e Jashtme.
Ekaterina Zaharieva tha gjithashtu se shqetësimet e Bullgarisë më tepër janë lidhur me pretendimet e pandërprera të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pakicë maqedonase te ne.
Agjencia Rojters rikujtoi fjalët e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se identiteti dhe gjuha e vendit të tij nuk janë objekt debatesh.Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..