Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maskë pa gojë dhe një varr masiv – Kriporja rreth qytetit Provadia zbulon sekretet e veta

Foto: BTA

Përfundoi stina e sivjetshme arkeologjike e qendrës më të vjetër në Evropë për prodhimin e kripës që daton nga mijëvjeçari i 5-4 përpara Lindjes së Krishtit dhe është kthyer në qytetin e parë prehistorik në kontinent. Objekti është i vendosur rreth qytetit të sotëm Provadia në (Bullgarinë Verilindore) dhe po studiohet prej viteve. Për shkak të pandemisë  nga Covid-19, gjatë kësaj vere puna e arkeologëve filloi më vonë, por stina doli jashtëzakonisht e suksesshme.

3000 vjet përpara ndërtimit të piramidës së parë në Egjiptin e Lashtë rreth qytetit të sotëm Provadia ngrihet një kala madhështore prej guri.

Gjetja e fundit e profesorit Vasill Nikollov dheеekipit të tij është një varrezë e madhe e përbashkët. Para disa ditësh, derisa po studionin fundin e pjesës së poshtme të pishinës së avullimit të shëllirës, arkeologët u ndeshën me 6 kafka, mes tyre dhe të fëmijëve. Nuk dihet nëse njerëzit të cilët kanë qenë të varrosur aty kanë qenë të vrarë gjatë ndonjërit prej sulmeve kundra qytetit kala, ose bëhet fjalë për konflikte të brendshme, të lidhura  me fitimin e kripës më të shumtë, e cila gjatë asaj kohe është përdorur si valutë.

Sipas profesorit Vasill Nikollov një tërmet i fortë përpara 7000 vjetëve shkatërron murrin rrethues më të vjetër të qytetërimit  paleolitik nga Provadia.

Mes gjetjeve më interesante të Provadias-Kriporja kësaj vere është një artefakt unikal i vonë paleolitik. Sendi i lashtë prej qeramike është me formë të një trekëndëshi dhe përbën një imazh antropomorf të një fytyre njerëzore. I përngjan shumë maskës. Në pjesën e saj të sipërme ka rritje të shkurtra, të ngjashme me veshë të stilizuar. Përveç kësaj sendi është me dy vrima, të cilat mbase kanë shërbyer për varje. Sytë e maskës janë në formë vezake, janë të formuara dhe të shkruara vetullat dhe është caktuar vendi i hundës. Por më e çuditshmja është se fytyra në fjalë e cila i përngjan fytyrës njerëzore nuk ka gojë, kurse shumica e krahasojnë me një qenie jashtëtokësore në skafandër. Supozohet se, sendi ka qenë simbol i një statusi të lartë në hierarkinë shoqërore.

Një enë e thyer nga një tërmet i fortë i lashtë, ka shkatërruar një pjesë nga qyteza përpara mijëvjeçarëve

Aksenti i gërmimeve gjatë kësaj vere  qenë sistemet e fortifikimit të Kripores, si dhe pjesa e saj e qytetit, në këtë numër dy shtëpi, njëra nga të cilat  ka qenë me dy kate, kurse banuesit e saj kanë banuar mbi 400 metra katrorë.

Formimi i Kripores është lidhur me depozitën më të madhe dhe të vetme të kripës së gurit në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik. Në sajë të kripës banuesit e qytetit të lashtë kanë grumbulluar pasuri të panumërta. Profesori Vasill Nikollov e lidh depozitën e kripës rreth  Provadias së sotme me një gjetje tjetër tepër të veçantë në rajon - Nekropoli Paleolitik i Varnës, ku qe zbuluar floriri më i vjetër i përpunuar në botë, i cili daton nga po kjo periudhë si Kriporja.

Depozita e gurores rreth Provadias po vazhdon të punojë dhe sot.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD