Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e rinj: Jona Lekova – arkitekte për nga shpirti

Foto: arkiv personal

Mos ndalo të ëndërrosh por di se çdo ëndërr ka çmimin e vet. Këto fjalë u japin sigurim të rinjve të kërkojnë realizim të vet nëpër rrugët e panumërta dhe të panjohura të jetës. Ndër ta është edhe arkitektja e re Jona Lekova. Ajo fitoi bursën speciale “Koljo Fiçeto”, e cila jepet nga Fondacioni “Evrika” për arritje në arkitekturë dhe në ndërtim. Dhe ky nuk është çmimi i parë të cilin ajo e merr. Prandaj Jona shikon me besim dhe kureshtje çdo sfidë të re të cilën e has në jetë.

Që kur ishte në klasën e pestë, kur djemtë janë të sigurt se do të bëhen idhujt e rinj futbollistik, ndërsa vajzat ëndërrojnë për fatin e princeshave, Jona Lekova e përfytyronte veten si arkitekte e suksesshme.

Frymëzimi nga ekspozita e arkitektes iraniane Zaha Hadid u bë shkak që magjia e arkitekturës ta pushtojë atë për gjithë jetën. 

“Arkitektura më pasuron dhe më ndihmon që çdo ditë të zbulojë gjëra të reja të papara. Për herë të parë punoj me një pasion të tillë aq të madh dhe me dëshirë që diçka të jetë bërë në mënyrë të përsosur.”

Jona nuk dëshiron të vërë kufi para vetes. Ëndrra e saj është të kontaktojë me arkitektë nga jashtë. Duke udhëtuar deri në Itali dhe Kroaci ajo përfitoi nga mundësia të zgjerojë horizontin dhe të shikojë kryevepra të arkitekturës evropiane. Përderisa ishte në Milano, Jona mësoi për një ndërtesë në Gjermani, arkitektura e së cilës lejon që ajo të jetë jashtëzakonisht funksionale dhe efektive në energjetikë.

“Kishte një godinë ndërtuar nga panele në të cilat rritet një lloj alge. Përderisa bënte fotosintezë alga pastronte ajrin më shpejtë se sa dynymë të tëra pyje. Përveç kësaj krijon dhe biomasë e cila mund të shfrytëzohet si lëndë djegëse dhe kështu tërë godina funksionon mbi bazën e këtyre paneleve” – shpjegon arkitektja e re.

Kur u kthye në Bullgari ajo krijoi një panel të ngjashëm për fasadë me dizajn të vet.

Megjithëqë është në fillim të rrugës së vet profesionale arkitektja e re formulon problemet kryesore të planifikimit urban në Bullgari.

“Ajo që i mungon arkitekturës tek ne është qëndrimi ndaj kontekstit dhe formimi i një mjedisi unik homogjen. Ndërtohet pjesë-pjesë dhe mungon respekti ndaj asaj që është e krijuar dhe ndaj mjedisit përreth. Janë të domosdoshme godina të tilla të cilët janë në përshtatje me gjithçka që është përreth. Godinat nuk duhet të jenë moderne, ato duhet të jenë të ndërtuara me mendimin se do të mbeten në të ardhmen për breza të tërë me radhë.”

Më e rëndësishmja sipas arkitektes Jona Lekova është se arkitektura është një mënyrë për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Prandaj ëndrra e saj është të projektojë një godinë me rëndësi për jetën shoqërore tek ne. Ka të ngjarë që kjo të jetë një vatër kulturore si muze, bibliotekë ose ndonjë qendër të arteve.

Përpilues nga intervista dhënë programit “Hristo Botev të BNR-së: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandra Karastojanova-Hermentin renditet ndër kompozitorët bashkëkohorë të njohur në mbarë botën

Së fundmi, qyteti austriak i Salzburgut i dha nderimin më të lartë në fushën e artit dhe kulturës kompozitores me origjinë bullgare, Aleksandra Karastojanova-Hermentin. Großer Kunstpreis des Landes Salzburg është çmimi i dytë shtetëror që..

botuar më 25-02-17 7.30.PD

Specialistja e gjuhës spanjolle Marija Paçkova: Përkthyesi jeton disa jetë

Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është edhe studiuesja e gjuhës spanjolle Marija Paçkova, e cila prej dekadash ka qenë pjesë e ekipit të..

botuar më 25-02-16 9.30.PD
Mbreti Boris III (1894-1943)

Mbreti bashkues Boris III në kujtimet e djalit të tij Simeon Sakskoburggotski

Mbushen 131 vjet nga lindja e Mbretit Boris III, i cili mbeti në kujtesën bullgare me përkufizimin që i dha populli dhe historia - Bashkues. Boris Sakskoburggotski qëndroi në krye të vendit pas abdikimit të Mbretit Ferdinand pas disfatës së..

botuar më 25-01-30 6.55.PD