Sot është përshpirtja e Kryeengjëllit Mihaill - kjo është përshpirtja e tretë në kalendarin kishtar ortodoks. Përshpirtjet gjithmonë bien ditën e shtunë - që rikujton ditën përpara Ringjalljes së Krishtit. Sipas kanunit kishtar, përshpirtjet paraprijnë Kreshmët e Mëdha, Rrëshajat dhe Ditën e Kryengjëllit Mihaill dhe janë të përcaktuara për kujtim të të vdekurve. Në përshpirtjen e Kryeengjëllit Mihaill ne nderojmë që të gjithë ushtarët bullgarë të vrarë e të vdekur për Atdheun tonë, prandaj kjo përshpirtje është e njohur akoma si Përshpirtja e Meshkujve. Në kishat ortodokse mbahet një shërbim përkujtimor për të gjithë të ndjerët, pas së cilës priftërinjtë lexojnë lutje mbi bukën, verën dhe grurin e zierë të vendosura në tryezën e përbashkët. Pas lutjeve, besimtarët i japin njëri tjetrit nga ky ushqim i sjellë, me fjalët “Të na falë Zoti”. Kjo është lëmosha me të cilën të gjallët shpresojnë të luten për shpëtimin e shpirtrave të të dashurve të tyre të vdekur. Akoma për simbolikën, e lidhur me këtë ditë lexoni në publikimin “Dita e Kryeengjëllit Mihail – kujtesë për të gjallët, shërbim përkujtimor për të vdekurit” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..