Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përkrah fort Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE

Foto: facebook.com/boyko.borissov.7

Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me Kryeministrinë e Shqipërisë Edi Rama, transmetoi BTA. “Bullgaria përkrah fort Shqipërinë në rrugën e saj drejt familjes evropiane. Mendojmë, se keni treguar përkushtimin tuaj ndaj vlerave evropiane, përgjegjësisë dhe motivimit  të ecni përpara dhe e keni mbështetjen tonë”, ka theksuar Borisovi.

Bullgaria është një nga vendet që më shumë ka këmbëngulur që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE. Përpjekjet tona gjithmonë ishin drejtuar në rritjen e konsensusit mbi temat e rëndësishme për dy vendet tona. “Për fat të keq, një angazhim i tillë nuk vihet re nga ana e Shkupit. Jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet dhe të punojmë aktivisht në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, ka thëne Borisovi para homologut të tij shqiptar Rama.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD