Kryeministri Bojko Borisov dërgoi mesazh ngushëllimi Presidentit të Serbisë Aleksadër Vuçiq dhe Kryeministres serbe Ana Bërnabiq në lidhje me vdekjen e patriarkut serb Irinej, bëri të ditur qendra e shtypit e qeverisë.
“Kjo ngjarje e trishtuar është një humbje e madhe jo vetëm për Kishën Ortodokse Serbe, por edhe për tërë popullin serb”, shkruan Borisovi. Kryeministri bullgar kujton kontributin e patriarkut serb Irinej në forcimin e bashkëpunimit midis feve të ndryshme në rajon, për të jetuar në paqe dhe mirëqenie. “Ai do të mbetet në kujtesën tonë si një klerik i lartë i respektuar”, shkroi ai në adresën e tij të ngushëllimit.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të dërgojë trupa atje. Gllavçev u përgjigj pyetjeve aktuale të mediave dhe qytetarëve gjatë një..
Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të miratimit nga Komisioni Evropian, tha kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski në një intervistë..
Nuk ka zjarre aktive në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Zjarri në fshatrat e komunës Jamboll - Voden, Krajnovo dhe Stranxha u vu nën kontroll në të gjitha frontet. Të martën, do të bëhet një kontrollim dhe nëse nuk ka shpërthime..
Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë..
Bullgaria i propozoi ndihmë Hungarisë për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga ndalimi i tranzitit të naftës përmes Ukrainës. Kjo bëhet e qartë..
Komisioni Evropian prezantoi raportin vjetor për sundimin e ligjit në BE. Komisioni vëren ndryshimet e miratuara në Kushtetutën e Bullgarisë...