Nxënës nga gjimnazi i gjuhëve të huaja në qytetin Shumen fituan çmimin për një video më të mirë në projektin ndërkombëtar “Village Corner”. Qëllimi i iniciativës është që të inkurajojë bashkëpunimin midis nxënësve nga shtetet e ndryshme, përmes së cilës të kontribuojë për zgjerimin e horizontit të tyre. Në grupin e skuadrës bullgare qenë dhe fqinjët tanë nga Rumania dhe Serbia, si dhe nxënës nga Lituania. Rregullorja parashikon që pjesëmarrësit të krijojnë video me një gjatësi deri më 7 minuta, në të cilat të tregojnë 7 fakte interesante për atdheun e vet. Nxënësi i klasës së 10 Boris Ivanov zbuloi hollësi për videon e tyre të dalluar si më të mirë:
“Vendosëm të marrim shembull nga videot e bëra për vende të ndryshme, të transmetuara në National Geographic. Ato fillojnë me natyrën e një vendi të veçantë, kalojnë përmes kulturës së tij dhe në fund prezantojnë ushqime interesante.”
Që të mund të tregojnë më shumë nga bukuritë e qytetit të tyre të lindjes, Boris dhe bashkënxënësit e tij vendosin të filmojnë videon e tyre afër monumentit mbi qytet - kompleksi i madh memorial “Krijuesit e shtetit bullgar”. Shtatë elementet, me të cilat bullgarët e përshkruajnë atdheun e vet në video janë kosi, vaji i trëndafilit, shpella “Gryka e Djallit”, veshjet popullore, historia jonë, lojërat e kukerëve /të njerëzve të maskuar/ dhe buka tradicionale.
“Buka tradicionale përdoret në shumë nga festat tona tradicionale. Për bullgarin buka është jetë. Mësuam sesa thellë është i lidhur ushqimi me rrënjët dhe me kulturën tonë”, sqaron Boris.
Ai pohon se ka mësuar fakte të shumta interesante dhe për shtetet e tjera, të cilat kanë marrë pjesë në projekt, dhe shton se akoma nuk e di se cili është çmimi të cilin do ta fitojë skuadra e tij. Çmimi më i madh për të dhe për bashkënxënësit e tij është se mundën të tregojnë sesi edhe në këto kohëra të sprovave dhe pengesave, nxënësit vazhdojnë të zhvillohen dhe të pushtojnë maja të reja.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..
Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..
Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..
Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e..