Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni i Venecias vlerësoi ndryshimet e propozuara kushtetuese

Xhani Bukikio - kryetar i Komisionit të Venecias
Foto: EPA/BGNES

Komisioni i Venecias pranë Këshillit të Evropës paraqiti një vlerësim të ndryshimeve të propozuara në Kushtetutën Bullgare. Shprehet keqardhje që ato nuk u paraprinë nga diskutimi dhe shpjegimi i duhur publik, transmetoi BTA.

Në lidhje me zvogëlimin e numrit të deputetëve nga 240 në 120, vërehet se këta janë numra të rastit, pa një vlerësim të thelluar të ndikimit në sistemin politik bullgar.

Ndarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimi për të paraqitur një ankesë të veçantë në Gjykatën Kushtetuese u vlerësuan pozitivisht. Theksohet se propozimi për të shfuqizuar kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor nuk bie në kundërshtim me rregullat evropiane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD