Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teknikë nga koha e socializmit prezantohet në një ekspozitë

10
Foto: Diana Cankova

Ekspozita “Teknika rreth nesh nga koha e pushtetit popullor” rilind periudhën, në të cilën propaganda socialiste hyn nëpër shtëpitë përmes radio-stacionit, muzika përhapet nga një gramafoni, kurse kaçurrelat në flokët e grave qëndrojnë në formë të përhershme pasi kaluan natën me bigudinë prej teneqeje në kokë. 

Ekspozita udhëtuese, e vendosur në muzeun Kombëtar Politeknik në Sofje, është një vazhdim i një ekspozite të mëparshme e cila prezantoi teknikën shtëpiake gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20. Ajo është e drejtuar si ndaj njerëzve më të moshuar, të cilët i kanë përdorur sendet e ekspozuara, po kështu dhe ndaj fëmijëve, të cilët mund të plotësojnë leksikonin e dikurshëm mjaft të njohur nga periudha e të moshuarve.

“Jo të gjitha gjërat kanë qenë kaq të arritshme, saç janë sot - tregon Vasill Makarinov, rregullues i muzeut. - Për shembull fakti se duhet të shkosh diku që të mund të blesh një pajisje të caktuar, se nuk ka sesi të dëgjosh muzikë përmes internetit, por duhet të blesh shirit për të regjistrurr incizime, kasetë të regjistruar audio ose pllakë gramafoni, se pothuajse nuk ka pasur në dispozicion kondicioner. Të gjitha këto mjete dhe pajisje, të cilat mbase tani nuk njihen kaq, në kohën e kaluar vazhdimisht kanë shoqëruar jetën e prindërve tanë, të gjysheve dhe gjyshërve.

Kompjuteri personal “Pravec 8D” është mes eksponateve, të cilat pritet që të tërheqin një vëmendje dhe interes më të madh. “Një nga aksentët në ekspozitë bie mbi veprimtarinë e inxhinierit Ivan Marangozov të lindur gjatë vitit 1925 - vazhdon tregimin e tij Vasill Makarinov. Në fund të viteve 70, bashkë me ekipin e tij, ai përpunon kompjuterin e parë personal bullgar- kompjuterin “Pravec” të njohur mirë nga të gjithë. Një pjesë nga ekspozita hedh dritë dhe mbi pajisjet e përdorura në kancelaritë e asaj periudhe. Mbase më emblematike është makina llogaritëse bullgare “Ellka”, e cila është nga më të hershmet në botë.

Një pajisje tjetër kureshtare është makina e shkrimit “Marica”- e kemi vënë në një prani të lirë, që të mund çdo një fëmijë  të provojë sesi shkruan nën indigo.

Në vitrinë tregojmë makinën elektrike të shkrimit “Hebros”, si dhe makete të autobusëve “Çavdar” që prodhoheshin  në qytetin Botevgrad.

Një pjesë e madhe nga teknika e prezantuar është e lidhur me kuzhinën. Këtu është vendosur dhe pajisja unikale bullgare “çushkopek”/ furë e vogël për pjekje të specave/, si dhe soba elektrike e prodhuar gjatë viteve 60 në qytetin Varna ”Ellprom”, tenxhere me presion, makina për kafe ekspres, makina kafe - bërës për kafe të zezë / Schwartz/. Një vëmendje i është kushtuar po kështu dhe rrobalarëses portative të njohur mjaft nga vitet 70 “Diana”, e cila është e përbërë prej një legeni prej plastmase, motor elektrik dhe kapak.  

Një vitrinë e veçantë i është kushtuar kënaqësisë së konsumimit të bonboneve bullgare prej çokollate  “Kateriçka”, “Radost”, “Rilla” dhe “Surpriz”, të pirjes së uzos prej butiles prej qelqi dhe të pirjes së duhanit nga markat “Arda” dhe Stjuardesa”.  


“Ekspozita prezanton po kështu dhe sende dhe pajisje për mirëmbajtjen e një pamje të mirë - thotë Vasill Makarinov. - Në një nga vitrinat kemi ekspozuar disa brisqe elektrike “Harkov”- një prodhim ukrainas, të cilat kanë hyrë dhe në tregun bullgar. Mund të shikoni dhe bigudinë prej teneqeje shumë karakteristike si dhe tharëse të flokëve.

Organizatorët e ekspozitës i ftojnë njerëzit, të cilët e kanë përdorur teknikën e treguar, të ndajnë mendimet dhe përshtypjet e tyre. Në librin e përgatitur posaçërisht “Spomenik” /libër për kujtime/ i cili është i vendosur në të dalë nga ekspozita çdo një vizitor mund të tregojë për kujtimet e tij nga ajo kohë.

Vasill Makarinov saktëson se, teknika nga socializmi është e prezantuar pa kontekstin e kohës, prandaj dhe sqarimet për periudhën mund t’i bëjnë vet vizitorët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD