Në moshën 82 vjeç vdiq prof. Aleksandër Çirkov, transmetoi BTA. Kjo ka ndodhur herët në mëngjes në një hotel në Varna. Profesori papritmas është ndier keq dhe megjithë përpjekjet e specialistëve ka vdekur.
Në vitin 1966, Çirkov ka specializuar me kirurgun e famshëm të zemrës Bücherl në Berlinin Perëndimor. Ai ka punuar si mjek në Spitalin Universitar dhe më pas - në Universitetin e Frankfurtit mbi Main dhe në Universitetin e Freiburgut, ku është profesor që nga viti 1981.
Në 1984 prof. Çirkov u ftua dhe u kthye në Bullgari. Ai bëri transplantimin e parë të zemrës në vend dhe në Ballkan në vitin 1986. Shumë vite ishte drejtori i spitalit "Shën Ekaterina”.
Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...
Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..
Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..