Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Nata e Shkencëtarëve” në një format online dhe me një mundësi të zgjeruar për të marrë pjesë

Foto: Facebook / Nata e Shkencëtarëve

Institucione arsimore nga 25 vendbanime në vend, mes të cilave Sofja, Plovdivi, Stara Zagora, Ruse, Varna, marrin pjesë në programin e sivjetshëm të “Natës Evropiane të shkencëtarëve” 2020. Për shkak të pandemisë botërore nga Covid-19, ngjarja do të zhvillohet online më 27, 28 dhe 29 nëntor, ndërsa programi qendror do të transmetohet në facebook-profilin e projektit, në kanalin e posaçëm në You Tube, si dhe në profilet në rrjetet sociale të të gjithë partnerëve në iniciativë. Në hapësirën virtuale do të mund të ndiqen demonstrime interesante dhe eksperimente në fusha të ndryshme shkencore, viktorinë, leksione, diskutime, ekspozita, kinema shkencore, prezantim të përpunimeve studimore, konkurse për pikturë, foto, prezantim, video dhe ese, “kafe shkencore”.

Iniciativa  “Nata Evropiane e Shkencëtarëve” po zhvillohet në mbi 300 qytete në Evropë dhe nëpër botë. Projekti inovativ është i financuar  nga Komisioni Evropian mbi programin “Maria Sklodovska-Kjuri” të programit “Horizont 2020”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD