Traktati u nënshkrua më 27 nëntor 1919 në komunën franceze të Parisit Neuilly-sur-Seine.
Dokumenti iu imponua Bullgarisë pas humbjes së saj në Luftën e Parë Botërore /1914-1918/. Me nënshkrimin e tij nga Kryeministri i atëhershëm Aleksandër Stambolijski dhe përfaqësuesit e forcave fitimtare 11 278 kilometra katrorë u shkëputën nga Bullgaria /Dobruxha Jugore, të ashtuquajturat “Krahina Perëndimore”, ose rajonet e tanishme kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare, krahinat e Caribrodit, Bosilegradit, Strumicës dhe Trakia Perëndimore/, ndërsa 600 mijë bullgarë mbetën jashtë kufijve të atdheut.
Me kërkesë të Greqisë u aplikua e ashtuquajtura “Konventë për këmbim vullnetar të pakicave mes dy shteteve fqinje”, e cila më vonë u shfrytëzua nga pushtetarët e Athinës për dëbimin me dhunë të popullsisë bullgare nga shtëpitë e tyre të lindjes në Trakinë Perëndimore.
Përsëri sipas Traktatit Paqësor të Neuilly-sur-Seine Bullgaria humbi të drejtën e rekrutimit të ushtrisë së vet dhe të posedimit të teknologjive ushtarake, flotës dhe aviacionit. Forcat tokësore përfshinin ushtri të paguar prej 20 000 vetash, xhandarmeri prej 10 mijë vetash dhe rojë kufitare prej 3 mijë vetash, me të cilët Bullgaria duhej t’i mbronte kufijtë e veta dhe të ruante rendin e brendshëm.
Traktati hyri në fuqi më 9 gusht 1920.
Sot, me iniciativë të shoqatës “Mati Bollgaria”, 27 nëntori shënohet si Dita e Kujtesës së Popullit.
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..