Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Presidentit buxheti për vitin 2020 nuk është adekuat

Presidenti Radev
Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev e quajti buxhetin për vitin e ardhshëm “joadekuat ndaj realitetit dhe sfidave” para të cilave do të gjendet shteti ynë, transmetoi reporterja jonë Mira Stefanova.

Sipas Presidentit, të ardhurat e parashikuara në buxhetin për vitin e ardhshëm nuk kanë nga të vijnë dhe shpenzimet sociale do të ndalen. Buxheti po tërheq shtetin drejt gjithnjë e më shumë borxheve në një ekonomi gjithnjë e më pak konkurruese, tha Radev. Kabineti tjetër do të gjendet në një situatë jashtëzakonisht të pafavorshme - një thesar i varfëruar, familje dhe biznese të falimentuara, mungesë e të ardhurave dhe ndoshta tensione sociale.

Në përgjigje të Presidentit Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev tha se të hënën do të shpallet një masë e re në mbështetje të biznesit me vlerë 170 milion leva (87 milion euro).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD