Si kryetare e iniciativës “Tri dete” gjatë vitit 2021 Bullgaria përshëndeti vendimin e SHBA-së të shpallur ditën e djeshme për të marrë pjesë në Fondin e Investimeve të “Tri deteve” me 300 mln dollarë, informoi zyra e shtypit pranë MPJ-së.
Mjetet e livruara janë destinuar për zhvillimin e infrastrukturës transkufitare energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ju rikujtojmë se gjatë shtatorit Bullgaria u përfshi në Fond me 20 mln euro. Në kuadrin e iniciativës ajo propozoi disa projekte kyçe, të cilat të realizohen. Këto janë zgjerimi i depos nëntokësore të gazit në Çiren, si një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës energjetike strategjike për ne dhe regjionin; rehabilitimi i linjës hekurdhore Ruse-Varna; ndërtimi i tunelit nën qafën malore “Petrohan” dhe i autostradës “Çerno More” (“Deti i Zi”), e cila lidh Burgasin dhe Varnën.
Si koordinatore kombëtare mbi çështjet e tri deteve është zgjedhur Ministrja Ekaterina Zaharieva. Është krijuar gjithashtu një grup koordinimi ndërdikasterial dhe një sekretariat për organizimin e Presidencës Bullgare, i cili përfshin gjithashtu përfaqësues të administratës presidenciale.
Nuk ka zjarre aktive në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Zjarri në fshatrat e komunës Jamboll - Voden, Krajnovo dhe Stranxha u vu nën kontroll në të gjitha frontet. Të martën, do të bëhet një kontrollim dhe nëse nuk ka shpërthime..
Gjatë natës , kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë dhe në disa rajone reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga..
Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..
Deti i Zi është një nga detet me ngrohjen më të shpejtë në botë. Deri në fund të shekullit, shpejtësia e erës në rajon pritet të rritet, reshjet do të..
Bullgarët vlerësojnë më së shumti demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe standardin e jetesës në BE, sipas të dhënave të..