Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Dobriç po mbledhin para për një kishë të re

Foto: pronewsdobrich.bg

Pazari bamirës i dhuratave për festat e Krishtlindjes mbledh para për ndërtimin e kishës “Shën Lluka i Krimesë” në qytetin Dobriç. Që të gjitha zbukurimet, të cilat do të fusin frymën festive në shtëpitë, janë të punuara në dorë, njoftojnë nga bordi i kishës.

Iniciativa për ndërtimin është e ndërmarrë nga një klerik nga qyteti Dobriç, i cili ka marrë si dhurim gjatë vizitës së tij në Ukrainë lipsane dhe relikte të  shenjtorit shërues Lluka të Krimesë. Terreni prej 268 metrave katrore, mbi të cilat  do të ndërtohet kisha “Shën Lluka i Krimesë” , është i dhënë falas nga bashkia.

Një dhurim janë dhe projekti arkitekturor dhe inxhinierik për kishën e re, e cila do të ngrihet në një lartësi prej 16 metrave  dhe do të jetë më e larta në qytet. “Janë vënë themelet e ndërtimit, por që të mund të vazhdojë ndërtimi i kishës, duhet të mblidhen akoma mjete”, tha ati Petër Dimitrov, kryetar i bordit të administruesve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD