Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë 10 viteve të fundit më shumë se 60 000 maqedonas kanë fituar shtetësi bullgare

Foto: BGNES

Në periudhën që nga 1 janari 2010 deri më 22 tetor 2020 janë parashtruar 77 829 kërkesa nga shtetasit maqedonas në Drejtorinë “Shtetësi bullgare” në Ministrinë e Drejtësisë, njoftoi një reporter i programit Horizont të BNR-së nga godina e Kuvendit Popullor.

Sipas fjalëve të Ministres së Drejtësisë Desisllava Ahlladova në Parlament, në gjithsej 73 324 prej dosjeve ka propozim nga Këshilli i Shtetësisë ndaj Nënpresidentit për dhënien e dekretit për fitimin e shtetësisë bullgare.

Vetëm këtë vit Ministrja e Drejtësisë ka paraqitur për miratim nga Nënpresidentja 6 712 kërkesa për nënshtetësi bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD