Problemet tona sot me Maqedoninë e Veriut janë rezultat i mungesës së politikës kombëtare për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, tha Nënpresidentja Iliana Jotova gjatë takimit të fundit të Këshillit për Punë me Bullgarët Jashtë Shtetit, njoftoi BTA. Marrëdhëniet atje u kufizuan në dhënien e pasaportave bullgare, pa e zgjeruar ndikimin e Bullgarisë, madje pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, theksoi Jotova.
Ne nuk kemi një lobim ndër partnerët tanë evropianë për pozicionin kombëtar ndaj Shkupit. Nuk kemi lobim në rrethet shkencore në fushën e sllavistikës. Ne nuk rivendosëm dhe nuk hapëm leksione të reja në bullgarisht, ndryshe nga ato ekzistuese maqedonase, tha Nënpresidentja.Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..