Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është anëtare me të drejta të plota e Fondit të Investimeve “Tre Dete”

Foto: energy-europe.eu

Banka Bullgare për Zhvillim u bashkua zyrtarisht me Fondin e Investimeve të Iniciativës së “Tre Deteve” dhe është tashmë një aksionere e klasës A me një kontribut prej 20 milionë eurosh.

Pritet që fondi të mbledhë 5 miliardë euro dhe të financojë investimet dhe bashkëpunimin midis vendeve në rajonit e Detit të Zi, Adriatikut dhe Detit Baltik. Vendet e këtij formati përfaqësojnë 22% të popullsisë në BE, krijojnë 10% të PBB-së së BE-së, me rritje ekonomike mbi mesataren e komunitetit. Por tregtia midis tyre është ende e kufizuar dhe duhet të përmirësohet infrastruktura në transport, energji dhe teknologjitë e informacioneve, njoftoi BGNES. Bullgaria tashmë e mori presidencën e iniciativës për vitin 2021.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD