Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një diplomat rus në Sofje u shpall persona non grata

Godina e MPJ-së
Foto: BGNES

Pas një sinjali të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” është filluar hetim kundër një diplomati rus. Ai ka grumbulluar informacion, i cili përbën sekret shtetëror për hetimin ushtarak në Moskë, njoftoi Prokuroria.

Që nga viti 2017 diplomati ka zhvilluar veprimtari hetuese. Ka grumbulluar informacion ushtarak, përfshi këtu dhe të tillë për dislokimin e ushtarakëve nga SHBA-ja gjatë stërvitjeve në Bullgari. Ka kontaktuar edhe me një shtetas bullgar me akses tek informacioni i klasifikuar dhe i ka dhënë ryshfete.

MPJ-ja bullgare e shpalli atë persona non grata dhe i dha një afat prej 72 orësh, brenda të cilave të largohet nga vendi, transmetoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BALKAN RUN 2024 po afron - një maratonë deri në majën më të lartë të malit Stara Pllanina

Vrapimi malor BALKAN RUN 2024 deri në majën e më të lartë të malit Stara Pllanina - Botev dhe kthimi zhvillohet këtë të diel, më 21 korrik 2024, përgjatë një traseje prej 41 kilometrash me fillim/mbarim në qytetin Karllovo. Traseja është Rruga..

botuar më 24-07-20 4.20.MD

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit mbahet në qytetin Veliko Tërnovo

Afro 340 pjesëmarrës nga vende të kontinenteve të ndryshme do të ngjiten në skenën e Teatrit Veror në parkun "Marno Pole" në qytetin Veliko Tërnovo për të prezantuar ngjyrat e traditave të tyre. Në këtë veprimtari shumëngjyrëshe folklorike do..

botuar më 24-07-20 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Do të jetë me diell deri në mesditë të së shtunës . Pas mesditës do të ketë vranësira dhe deri në mesnatë në shumë vende do të ketë reshje shiu të shkurtër por intensiv me bubullima. Në veriperëndim ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do..

botuar më 24-07-19 7.45.MD