Një vendim i gjykatës shkaktoi krizë qeveritare në Kosovë
Kosova ra në një krizë qeveritare pasi Gjykata Kushtetuese shpalli si jo kushtetuese zgjedhjen e qeverisë së Avdullah Hotit nga Parlamenti në qershor. Problemi është se zgjedhja është bërë me votën e një deputeti të dënuar përpara kohe për mashtrime. Gjykata e mori këtë vendim në bazë të ankesës së partisë “Vetëvendosje”, e cila doli nga pushteti pas një përçarjeje me partinë e Hotit - Bashkimi Demokratik i Kosovës, transmetoi Radioja Kombëtare Bullgare - programi “Horizont”. Ankesa u parashtrua për shkak të deputetit Etem Arifi, i dënuar gjatë vitit 2018 me 15 muaj burgim për shpërdorim me 26 000 euro. Në përshtatje me ligjet kosovare një person i dënuar në instancë të fundit, nuk ka të drejtën të jetë deputet të paktën 3 vjet pas dënimit përfundimtar. Pritet që Presidentja e përkohshme Vjosa Osmani të fillojë konsultime me forcat politike për një datë të re për zgjedhjet parlamentare.
Rreth 1,7 milionë shqiptarë jetojnë në emigracion
Instituti Shtetëror i Statistikave i Shqipërisë njoftoi se numri i përgjithshëm i qytetarëve shqiptarë , të cilët jetojnë jashtë shtetit, është rreth 1,7 milionë. Vetëm për vitin 2019 nga vendi kanë ikur 47 000 veta, duke e shtuar diasporën shqiptare me 2,6% në vit, shkruan agjencia BGNES. Sipas statistikës kombëtare të Shqipërisë shkaku bazë për emigracionin është karakteri ekonomik. Më shumë emigrantë shqiptarë ka në Greqi, Itali, Gjermani dhe në Britaninë e Madhe.
Rumania po zgjedh një qeveri të re
Presidenti rumun Klaus Werner Iohannisnominoi ministrin aktual të financave nga Partia Kombëtare Liberale Florin Cîțupër kryeministër, raporton AGERPRES. Cîțu është i propozuar për kryeministër nga koalicioni i përbërë nga Partia Kombëtare Liberale, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë-PLUS dhe Bashkimi Demokratik i Hungarezëve në Rumani. Koalicioni i djathtë centrist i vuri vetes për qëllim të formojë një kabinet pa Partinë Social Demokrate, e cila u klasifikua e para në zgjedhjet e 6 dhjetorit, me rreth 30 % të votave. Cîțu i cili është 48 vjeç e ka përfunduar arsimin e vet në Shtetet e Bashkuara. Ka punuar në Bankën Kombëtare të Zelandës së Re dhe në Bankën Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare. Pritet që parlamenti i zgjedhur më 6 dhjetor të përkrahë kabinetin e ri akoma përpara Krishtlindjes.
Nacionalistët fituan votimin e parë lokal prej 12 vjetëve e këtej në Mostar
Më 20 dhjetor në qytetin Mostar, në pjesën myslimano-kroate të Bosnjës dhe Hercegovinës, u zhvilluan zgjedhjet e para prej 12 vjetëve e këtej. Pavarësisht nga pandemia, aktiviteti tejkaloi 50%. Më shumë vota fituan të dyja partitë nacionaliste, të cilat kanë drejtuar dhe deri tani - Bashkimi Demokratik Kroat /të katolikëve kroat/ dhe Partia e Veprimit Demokratik /e myslimanëve boshnjakë/. Zgjedhjet u bënë të mundshme pas një pauze 12 vjeçare, pasi një mësuese vendase dha ankesë kundra Bosnjës përpara Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Shkaku për këtë pauzë ishte se gjatë vitit 2008 Gjykata Kushtetuese i përcaktoi rregullat zgjedhore në qytet për diskriminuese dhe që atëherë Bashkimi Demokratik Kroat dhe Partia e Veprimit Demokratik nuk mundën të arrijnë një marrëveshje dhe pajtim mbi këtë çështje.
Aksion kombëtar për testim falas për Covid-19 në Greqi
Masat e rrepta anti-epidemike në Greqi ruhen deri më 7 janar. Pas dy muajve nën karantinë rezultatet janë inkurajuese, por akoma ka vatra aktive të infektimit. Mjekë ushtarakë përfshihen në zhvillimin e testimit masiv të popullsisë. Për këtë qëllim në vend hapen 130 qendra, transmetoi nga Greqia korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Katja Peeva. Që të gjithë të cilët kanë dëshirë mund të bëjnë teste falas. Nga kabineti i kryeministrit njoftojnë se më 28 dhjetor Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëshortja e tij do të vaksinohen kundra Covid-19. Fushata mbi vaksinimin fillon gjatë javës së fundit të muajit dhjetor në pesë spitale të Athinës, ku prioritet kanë punonjësit mjekësorë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, AP/BTA, ReutersCilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të..