Pritet që deficiti në buxhetin e shtetit për vitin 2020 të jetë 1.84 miliardë euro, në vend të 2.65 miliardë eurove të shënuara në ligj. Ministria e Financave parashikon se deficiti do të jetë 3% e PBB-së së pritur. Mjetet kanë për qëllim luftimin e efekteve të pandemisë. 1.43 miliardë euro janë përdorur për stimuj të ndryshëm fiskalë në ekonomi. 409 milionë euro janë ridrejtuar nga fondet në programe të ndryshme të BE-së.
Të ardhurat totale në thesarin për vitin 2020 do të jenë 22.6 miliardë euro, në vend të 22.2 miliardëve të parashikuar. Për shkak të masave për përballimin e pandemisë, shpenzimet e qeverisë vitin e kaluar kanë qenë 24.4 miliardë euro, ndërsa në vitin 2019 - 23.1 miliardë euro, bëri të ditur BTA.Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në Eurozonë. Aty ajo deklaroi se me politikën e saj të arsyeshme fiskale vendi ynë e ka merituar prej..
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar..
Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë..