Që nga fillimi i vitit 2021 kontrolluesit në transportin urban të Sofjes tashmë nuk do të shesin bileta, por do të gjobojnë pasagjerët pa bileta. Shitja e biletave nga kontrolluesit u aplikua gjatë muajit qershor, që të mos ketë kontakt të drejtpërdrejt pasagjer-shofer gjatë shitjes së biletës, si një masë anti-epidemike. Çmimi i biletës në Sofje është 1.60 leva (0.82 euro), ndërsa gjoba – 30 leva (15.34 euro).
Shoferët akoma nuk do të shesin bileta. Edhe sistemi i ri i biletave në transportin urban të kryeqytetit ende nuk punon. Mund të blihen bileta nga arkat e Qendrës së Mobilitetit Urban, degët “Postat bullgare” dhe nga vendet ku shiten talone për lojërat e fatit.
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..