Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspeditë e re bullgare deri në Antarktidë në kushtet e koronavirusit

Baza bullgare në ishullin Livingstën
Foto: Facebook / Bulgarian Antarctic Institute

Një grup prej gjashtë eksploruesve polarë bullgarë po bëhet gati të niset për në kontinentin e akullt më 12 janar. Baza jonë gjendet në ishullin Livingstën, të vendosur në pjesën perëndimore të kontinentit. Por, sivjet profesori Hristo Pimpirev, i cili prej viteve kryeson studimet në Antarktidë, nuk do të niset. Pavarësisht nga kjo ai do të vazhdojë të drejtojë ekipin e vet nga distanca.

Kjo nevojitet për shkak të realiteteve të reja, të lidhura me shpërndarjen e Covid-19 nëpër botë. Mes kufizimeve në kontinentin e akullt është dhe ndalimi i hyrjes të njerëzve në moshë mbi 60 vjeçare. Ndaj këtij grupi në fjalë përfshihet dhe profesori Pimpirev.  Përpara se të shkelin në ishullin Livingstën , eksploruesit polarë bullgarë do t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore në Kili.

Dhe mezi pas kësaj do të mund të drejtohen drejt kontinentit të akullt në bordin e anijes kërkimore-shkencore spanjolle “Esperides”, me të cilën fqinjët tanë për nga ana e bazës - polarët spanjoll, po kështu udhëtojnë deri në Antarktidë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD