Sot në të gjithë vendin është në fuqi një kod i verdhë paralajmërues për reshje të konsiderueshme, kurse në 5 zona të Bullgarisë Jugore dhe Juglindore kodi është portokalli. Aty priten sasi më të mëdha shiu. Reshjet do të vazhdojnë deri në të mërkurë - të enjte, pas së cilës pritet një rrënje e menjëhershme e temperaturave.
Ndaj momentit një sërë vendesh të populluara në rrethin e qytetit Vidin dhe në rajonin e qytetit Montana janë pa korrent ose kanë probleme me furnizimin me energji elektrike, njoftoi Borisllava Llukanova nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ, e cila furnizon me korrent Bullgarinë Perëndimore. Për shkak të situatës së keqësuar meteorologjike dhjetëra familje në Vraca dhe Mezdra janë pa energji elektrike që nga mbrëmja e kaluar. Reshjet intensive prej shiu dhe një dëborë e lagësht ditën e diel shkaktuan formime prej akulli në shumë vende në rajon.
Bashkia e qytetit Trën shpalli një gjendje fatkeqësie, pasi lumi Erma doli nga shtrati i tij në tokën e qytetit Trën dhe përmbyti shtëpitë dhe oborret.
Degë të rëna dhe gurë vështirësojnë lëvizjen e automobilave nëpër rrugët e rajoneve të ndryshme të vendit. Reshjet e mëdha të borës mbyllën edhe Qafën e Petrohanit. Një nga mëngët e lumit Iskar doli nga shtrati i tij dhe përmbyti një urë në zonën e qytetit të Novi Iskar. Gjatë incidentit janë të përmbytura dhe automobila. Në sajë të reagimit të shpejtë të shërbimit lokal të urgjencës dhe të vullnetarëve u mor një ndihmë në kohë dhe askush nuk u lëndua.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..