Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dhe Haga me një Marrëveshje të re kundër tatimit të dyfishtë

Foto: minfin.bg

Parlamenti ratifikoi Marrëveshjen mes Bullgarisë dhe Vendeve të Ulëta për shmangien e tatimit të dyfishtë, transmetoi BTA.

Deri tani vepronte një marrëveshje që nga viti 1990, por marrëdhëniet intensive ekonomike dhe lëvizja e forcuar e shërbimeve, njerëzve dhe kapitaleve mes dy vendeve tona kërkojnë aktualizimin e bazës juridike, thuhet në argumentet e ratifikimit.

Sipas statistikës zyrtare Vendet e Ulëta janë investitori më i madh i huaj në Bullgari. Për periudhën që nga viti 1990 deri në 2020 nga Holanda kanë mbërritur 8.6 mlrd euro, ose 18% prej të gjitha investimeve të jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD