Kampet e përvitshme të nomadëve digjitalë në Pamporovo dhe Çepellare propozojnë kushte të shkëlqyera, në të cilat punonjësit në distancë mund të gërshetojnë punën me aktivitete dimërore sportive. Gjatë kësaj stine organizatorët e kampeve pranojnë turistë individualë dhe familje, të cilët kanë zgjedhur vendpushimet për një distancim social, pa e ndërprerë punën e vet.
Për kohën e tyre të lirë janë organizuar ski-kalime në mal dhe pritje të lindjes së diellit nëpër pistat në Pamporovo. Për këtë qëllim entuziastët përdorin automate speciale për skitë, që të mund të arrijnë deri tek pjesët e larta të maleve Rodopi, maja Snezhanka ose shkëmbinjtë e Orfeut. Kështu skiatorët nuk varen nga itineraret e teleferikëve dhe mund të shfrytëzojnë rrugicat dimërore turistike. Lëshimi mbrapa kalon vetëm nëpër pista, që t’i shmangen ngasjes rrezikuese përmes zonave të papërpunuara.
Pasuesit e kampeve për “nomadë digjitalë” janë kryesisht specialistë kompjuterikë dhe profesionalistë mediash, menaxherë, si dhe përfaqësues të profesioneve të lira. Në përshtatje me masat kundra epidemike për respektimin e distancës, sivjet ata janë ose turistë individualë, ose familje, të cilët gërshetojnë punën me argëtimet.
Ne mbështesim krijimin e "korridoreve të shpejta të gjelbra" për të vaksinuarit dhe njerëzit që tashmë janë shëruar nga Covid-19. Në të njëjtën kohë nuk duhet të kufizohen edhe udhëtimet e evropianëve të tjerë. Kjo duhet të çojë në një ringjallje..
Bashkë me Shoqatën e Guidave Bullgarë, Ministria e Turizmit përgatiti një seri prej videove reklamuese, të cilat prezantojnë skajet shumë pak të njohura të Bullgarisë. Shikoni filmin 2 minutash, kushtuar manastirit të bukur Novosellski “Trinia e Shenjtë”..
Burime minerale, vendbanime etnografike, tradita kolorite, gjurma nga antikiteti, tablo të bukura natyrore – Bashkia Gërmen në Rodopet Perëndimore është e pasur me oferta për pushim dhe itinerare njohëse. Për disa prej fenomeneve më të famshme në këtë..