Në një fjalim të posaçëm ndaj bullgarëve Presidenti Rumen Radev shpalli se cakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare për datën 4 prill 2021, një javë pas datës së parë të mundshme pas skadimit të mandatit të Parlamentit, nënvizoi Kreu i Shtetit. Presidenti i falënderoi të gjithë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për konsultime për masat e domosdoshme gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme.
“U theksua domosdoshmëria për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Po pres që ligjvënësi të shqyrtojë dhe të votojë gjithashtu propozime të tjera jo më pak të rëndësishme, si votimi me anë të postës i bullgarëve jashtë shtetit, të cilët në një sërë shtetesh do të hasen me vështirësi serioze, madje mund të mos kenë mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votimit; video-monitorimi në seksionet e zgjedhjeve dhe transmetimi i procesit të numërimit të fletëvotimeve dhe formimit të protokolleve zgjedhore; si dhe sigurimi i aksesit tek mediat i të gjitha palave që marrin pjesë në fushatën paraelektorale; heqja e numërimit me dorë të votave me makina”, tha Kreu i Shtetit.
“Ka konsensus se organet përgjegjëse duhet të shpallin sa më herët masa të qarta shëndetësore, të cilat kanë një rëndësi të madhe për fushatën paraelektorale, për tërheqjen e anëtarëve në komisionet zgjedhore dhe për aktivitetin zgjedhor”, deklaroi gjithashtu Radev. Kreu i Shtetit shtoi se po pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i aktualizojë listat elektorale.Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..
Policët dhe personeli ushtarak rumun kanë punuar si mercenarë në Kongo Sipas një raporti nga Ministria e Brendshme e Rumanisë, 11 nga punonjësit e saj kanë punuar si mercenarë në Kongo ndërsa kanë qenë me pushime mjekësore, raportoi..
Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të..