Fotografët Mihaella Arojo dhe Denisllav Stojçev ndodhen në qytetin moldavian Taraklia, që të fotografojnë jetën e bullgarëve besarabë, informoi BTA. Ideja e tyre është që nëpërmjet fotografive të tregojnë për bashkatdhetarët tanë, të cilët gjatë Luftës Ruso-Turke janë shpërngulur në Vllahi, Moldavi dhe Ukrainë – “jo vetëm për zakonet dhe traditat, por edhe për jetën e tyre të përditshme”. Për këtë qëllim fotografët vizitojnë institucione kulturore dhe arsimore dhe shtëpi private në fshatrat me popullsi bullgare.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit ende nuk është e qartë se kur do të organizohet ekspozita. Para se të vijnë tek bullgarët besarabë në Moldavi fotografët kanë vizituar 12 fshatra bullgare në Ukrainë.Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..
Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..
Një nga shkollat e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..