Imuniteti kundër Covid-19, i formuar përmes vaksinave, pritet të zgjasë deri në dy vjet, tha para bTV Dr. Petër Markov, pedagog në Shkollën e Mjekësisë Tropikale në Londër. Sipas tij, virusi do të jetë i vështirë për tu eliminuar, por ai mund të vihet nën kontroll përmes preparateve.
Epidemiologu parashikon që brenda një viti të kthehemi në një mënyrë jetese normale. Sa për vaksinat e kompanive të ndryshme, ai theksoi se imunizimi i hershëm është më i rëndësishëm sesa “përzgjedhja e imët”. “Dallimet midis tre vaksinave të disponueshme janë mbivlerësuar”, shtoi Dr. Petër Markov.
Specialisti gjithashtu tha që nëse të gjithë njerëzit mbajnë maska, mbajnë distancën e domosdoshme, punojnë nga shtëpia kur është e mundur dhe nuk vizitojnë restorante, nuk do të ketë nevojë për të vendosur një bllokim.
Rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit janë 332 nga 2531 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë 13.1%. Të shëruarit në harkun e shënuar kohor janë 408. Rastet aktive janë 31 302...
Vullnetarët nga organizata rinore e Kryqit të Kuq Bullgar në qytetin Dobriç (Bullgari Verilindore) do të përpiqen ta përmirësojnë rekordin e Guinness për martenicën (veroren) më të gjatë. Për këtë qëllim, herët këtë mëngjes në sheshin e..
Që nga 1 marsi vizitat në institucionet e ushqimit dhe argëtimit lejohen, pasi Ministri i Shëndetësisë dhe urdhër për shfuqizimin e masave anti-epidemike. Kushti është të përdoret gjysma e kapacitetit të tyre, të mbahet një distancë prej 1.5..
Mbërritën vaksinat e pritura të “AstraZeneca” 52 800 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit u morën këtë mëngjes dhe tashmë po shpërndahen..
Rimëkëmben imunizimet sipas planit të vaksinimit Imunizimet në katër fazat e para të planit të vaksinimit do të rimëkëmben ndoshta nesër,..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti "cinizëm" anulimin e festimeve në majën Shipka më 3 mars me rastin e festës sonë kombëtare për shkak të..