Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina është gati të ndërmjetësojë midis Shkupit dhe Sofjes

Si një mike e Bullgarisë dhe e Maqedonisë së Veriut, Greqia do të mundohet të lehtësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre në çdo lloje mënyrë të mundshme, deklaroi ministri i jashtëm grek Nikos Dendias në një intervistë për Euronews. “Pas rendit të ditës të Selanikut, Greqia beson fortë në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, thotë Dendias, i cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. I pyetur, nëse Greqia do të ndërmarrë  një iniciativë konkrete mbi këtë çështje, kreu i diplomacisë greke përgjigjet se, “Iniciativë është një fjalë mjaft e fortë”, duke shtuar se vendi është mik i të gjithëve dhe po mundohet të jetë i dobishëm për të gjithë. “Por, përsëri duhet të them se duhet të shikojmë drejt pikturës së madhe, kurse piktura e madhe është e ardhmja e Ballkanit në Bashkimin Evropian, nënvizoi Dendias.

Ramush Haradinaj ka kërcënuar se do të kërkojë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Cosnet, deklaroi se “ushtritë amerikane nuk kanë luftuar, kurse disa prej tyre dhe nuk janë vrarë, që të krijohen Serbia e Madhe dhe Shqipëria e Madhe në Ballkan”, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Ambasadori deklaroi se “do t’i vijë keq nëse kosovarët heqin dorë nga shtetësia kosovare” dhe nuk përqendrohen ndaj “një shoqërie multietnike me liri fetare për të gjithë”. Në këtë mënyrë ai komentoi një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetar aktual i “Aleancës për ardhmërinë e Kosovës” Ramush Haradinaj, se ka ndërmend të kërkojë referendum për bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Sipas Haradinajit, kjo nevojitet sepse Serbia bllokon integrimin ndërkombëtar të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sipas fjalëve të tij, bashkimi duhet të ndodhë në të njëjtën mënyrë në të cilën u krijua dhe ushtria e Kosovës dhe u shpall pavarësia e vendit gjatë vitit 2008.

Po kthejnë gjuhën serbe në shkollat maqedonase

Në ditën e Shën Savës - 27 janar, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shpalli se në shkollat në vend po rikthehet mësimdhënia e gjuhës dhe kulturës serbe për nxënësit nga klasa e 6, transmetoi agjencia BGNES. Në proces të një miratimi është programi për klasat e 8 dhe të 9. Në përshëndetjen e vet ndaj përfaqësuesve të pakicës serbe në Maqedoninë e Veriut Zaev nënvizoi se gjatë vitit 2007 qeveria e atëhershme drejtuese VMRO-DPMNE i ka privuar nxënësit nga mundësia për të studiuar serbishten si një lëndë opsionale. Në frymën e “marrëdhënieve tradicionalisht të mira me Republikën e Serbisë” në Shkup  kanë përfunduar veprimtaritë paraprake për ndërtimin e Qendrës Kulturore Serbe, aktivitetet ndërtimore për të cilën do të fillojnë sivjet, shtoi Zaev.  

Serbia filloi imunizimin kundra Covid-19 me vaksinë kineze

Në Serbi filloi vaksinimi në masë me vaksinë kineze të Sinofarm kundra koronavirusit. Kjo vaksinë është një nga të tria, krahas me këtë të Pfizer dhe të asaj ruse Sputnik 5, të propozuara serbëve. Serbia është vendi i parë evropian, i cili e ka marrë këtë preparat, vë në dukje agjencia Beta. Më 16 janar dërgesa prej 1 milionë vaksinash u prit në aeroportin në Beograd nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë, Instituti Republikan i Statistikave njoftoi se gjatë vitit 2020 popullsia e Serbisë është pakësuar me 53 000 veta, kurse vdekshmëria është rritur me 14%, gjë e cila shpjegohet me pandeminë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.  

Operacion kundra migrimit të paligjshëm nëpër kufirin rumuno-serb

Policia Kufitare Rumune dhe Agjencia Evropiane Kufitare FRONTEKS filluan një operacion të përbashkët për luftë kundra migracionit ilegal nëpër kufirin midis Rumanisë dhe Serbisë, njoftoi Agerpres. Operacioni i quajtur “Aktivitetet operacionale fleksibël në kufijtë tokësorë 2021”, do të zgjasë një vit. Nëpër kufirin me Serbinë do të dërgohen me shërbim 33 përfaqësues të FRONTEKS-it nga Austria, Bullgaria, Çekia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Spanja dhe Hungaria me 21 automobila të patrullimit. Qëllimi i operacionit është që të mund të koordinojë kontrollin nëpër kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian të rrymave të migracionit ilegal ndaj vendeve anëtare, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Për shkak të thatësisë Turqia do të mbledhë ujë shiu

Turqia po aplikon ndërtimin e detyrueshëm të një sistemi për mbledhjen e ujit të shiut  gjatë ndërtimit të godinave të reja si një masë kundra thatësisë. Masa e aplikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Urban  është e vlefshme për godina me një sipërfaqe prej mbi 2000 metrave katrorë. Uji do të mblidhet nga çatitë në cisterna nën tokë. Urdhri është botuar në gazetën e shtetit turk “Resmi Gazete”. Sipas ekspertëve sistemet për mbledhjen e ujit të shiut dhe të ujërave të zeza shtëpiake do të ndihmojnë për zgjidhjen e problemit me thatësirën. Sipas vlerësimeve në këtë mënyrë do të rikthehet rreth 40% nga konsumi u ujit, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD
Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD