Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Odesë do të hapet një shkollë bullgare

Svetosllav Ivanov dhe Sergej Grineveckij
Foto: BTA

Kryetari i Administratës Rajonale të Odesës Sergej Grineveckij përkrahu idenë për hapjen e një shkolle bullgare në Odesë të Ukrainës në takimin me konsullin tonë të përgjithshëm Svetosllav Ivanov, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.

Çështja u shtrua nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministre Ekaterina Zaharieva gjatë vizitës së saj në Ukrainë në fund të vitit të kaluar. Bashkia e Odesës ka propozuar që t’i jepet një prej shkollave në qytet statusin e shkollës, ku mësohet gjuha, kultura, traditat dhe historia bullgare.

Grineveckij dhe Ivanov kanë shqyrtuar gjithashtu festimin e ardhshëm të përvjetorit të 200 të themelimit të Bollgradit, si dhe hapjen e ardhshme të shtëpisë-muze të Hristo Botevit në fshatin Zadunaevka

Bashkësia bullgare në Ukrainë është më e madhja ndër gjithsej 133 kombësi, të cilat banojnë në Krahinën e Odesës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD