Në traditat bullgare muaji shkurt është muaji i vreshtarëve dhe i prodhuesve të verës. Fillimi i muajit shkurt vë fillimin dhe të krasitjes së vreshtave.
Dikur krasitja rituale e degës së parë të hardhisë është bërë më 14 shkurt, kur sipas stilit të vjetër është festuar Shën Trifoni. Këtë ditë bullgarët e kanë quajtur “Trifon Zarezan” - një traditë popullore të ruajtur e deri më sot. Pas reformës kalendarike, kisha e feston Shën Trifonin më 1 shkurt, 13 ditë më herët. Të zënët me prodhimin profesional të rrushit i fillojnë krasitjet e para akoma në ditët e para të muajit shkurt me bindjen se çdo një veprim tani është një veprim me të ardhme.
“Tokat në të cilat gjendemi, kanë qenë gjithmonë në të ashtuquajturin “brez i vreshtarisë”. Këtu vreshta ka vendbanimin e vet natyral dhe prodhimi i verës ka qenë pjesë nga traditat e të gjithë popujve, të cilët kanë kaluar përmes këtij territori në udhëkryq - tregon Ivana Murxheva, juriste e Dhomës Kombëtare të Vreshtave dhe Verërave dhe drejtuese e programit të specializuar “Shija e së vërtetës” në programin “Hristo Botev” në Radion Kombëtare Bullgare. Traditat tona në prodhimin e verës datojnë akoma që nga koha e trakëve, për të cilët ajo ka qenë një pije rituale. Verërat e trakëve kanë qenë të nderuar si pije, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti nga duart e hyjnive, ajo është dalluar nga trashësia, aroma, ngjyra dhe cilësia”.
Vera është një kulturë, vera është një qytetërim. Kurse vreshtaria është një mënyrë jetese strategjike, e cila është me rezistencë, afatgjatë dhe me një rëndësi të një projekti në të ardhmen - mendon Ivana Murxheva. Sipas fjalëve të saj, studimi i thelluar i territorit të vreshtarisë së vendit mund të datojë rreth viteve 30 të shekullit të 20, kur fillojnë studimet për rajonizimin e drejtë, kështu që Bullgaria të jetë e pozicionuar në mënyrë të aftë konkurruese në tregun botëror të verës. Studimet e thelluara janë të lidhura me këtë të shpërndahen drejtë varietetet mbi territor, kështu që të mund të tregojnë më të mirën nga vetja e vet.
Nëse u bëni një hartë rajoneve të verës dhe filloni t’i vizitoni, do të zbuloni peizazhe, të cilat do t’ju çojnë në skajet e ndryshme në botë të verës. Sepse ne propozojmë një larmi sa i përket reliefit dhe strukturës të vreshtave. Mënyra, në të cilën duken kantinat është po kështu shumë e larmishme. Në fakt, dy rajonet e mëdha të prodhimit të verës në të cilat është i ndarë vendi ynë, janë Ultësira e Trakisë dhe Fusha e Danubit. Por, këtu nuk ka sesi të mos të përmendim luginën e lumit Struma/ në Bullgarinë Jugperëndimore/ e cila do t’ju befasojë çdo herë, kur e vizitoni. Në regjionin e Detit të Zi është vendi, ku mund të zbuloni një sërë varietetesh të bardha, të cilat sikurse i kemi harruar pak. Si një pjesë nga ultësia e Trakisë është dhe rajoni i Sakarit dhe Stranxhës /në Bullgarinë Juglindore/, por gjatë viteve të fundit ai gjithnjë e më shumë po formohet si më vete. Ai na befason me një zhvillim të stuhishëm dhe me verërat e veta magjepsëse të kuqe.”
Kur flasim për verën dhe për rajonet e vreshtarisë dhe të verës, duhet të themi se për verën është jashtëzakonisht e rëndësishme prania njerëzore - thotë Ivana Murxheva dhe shton:
“Fakti sesi njeriu kujdeset për vreshtat, si kujdeset për ruajtjen dhe mbrojtjen e rajonit, ndikon dhe mbi verën. Një neglizhencë e vreshtit nuk ka sesi të mbulohet me një këmbëngulje të madhe në kantinë. Prandaj vreshtarët janë njerëz të cilët shikojnë përpara në të ardhmen, sepse e dinë se ne jemi kalimtarë, se jemi këtu jo që të shkatërrojmë, por të krijojmë diçka dhe vera është rezultat nga kjo”.
Përpiloi: Veneta Nikollova /në bazë të intervistës së Milena Vodeniçarovës, BNR - programi “Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNES, Pixabay
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..