Georgi ose Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO. Goce Dellçev lindi në Kukush të Maqedonisë së Egjeut më 4 shkurt të vitit 1872. Ai u diplomua në Gjimnazin Bullgar për djem në Selanik, ku krijoi një rreth të fshehtë revolucionar së bashku me Dame Gruev, Gjorçe Petrov dhe Boris Sarafov për lirinë e Maqedonisë.
Pas kësaj vazhdoi arsimin në Shkollën Ushtarake në Sofje, por për pjesëmarrjen e tij në një rreth socialist u përjashtua disa muaj para diplomimit. Si rezultat vendosi të luftojë për çlirimin e Maqedonisë. Për krijimin e organizatës revolucionare vendosi të shfrytëzojë rrjetin arsimor krijuar nga Ekzarkia Bullgare. Në vitin 1894 u emërua mësues i ekzarkisë në Shtip, ku punonte deri në vitin 1896. Në po këtë vit u bë mësues në Basnko ku për dy muaj arriti të krijojë një rrjet të gjerë të komiteteve organizative. Krahas kësaj u zgjodh edhe përfaqësuesi për jashtë dhe anëtar i udhëheqjes së VMORO. Goce Dellçev u vra në vitin 1903 në fshatin Banica, rajoni i Seresit.
Një qytet nëntokësor shkëmbor, në të cilin dikur oshënarë sprovuan forcën e besimit dhe në vetmi kërkuan Zotin, shtrihet në Malin e Shenjtë. Zbulimi u bë nga një ekspeditë ndërkombëtare që përfshinte përfaqësues të shteteve ortodokse me manastire..
Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të..
Si shumica e manastireve në Bullgari, dhe historia e tij është e gjatë, e mbështjellë me legjenda të shumta dhe ngjarje dramatike. Manastiri “Shën Joan Paraardhësi” në fshatin Gradeshnica është me një histori pothuajse 11 shekullore. Ai..
Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të..
Një qytet nëntokësor shkëmbor, në të cilin dikur oshënarë sprovuan forcën e besimit dhe në vetmi kërkuan Zotin, shtrihet në Malin e Shenjtë. Zbulimi..