Mani i vjetër, i cili tanimë 450 vjet gëzon dashurinë e banuesve të qytetit Veliki Presllav (Bullgari Verilindore), do të konkurrojë në Konkursin Ndërkombëtar “Pema Evropiane e Vitit 2021”. Pema me dinjitet ruan kujtimin për ngjarje të shumta historike dhe personalitete - mes tyre vojvoda Stefan Karaxha dhe Apostulli i lirisë Vasill Levski. Gjatë vitit 1900, patriarku i letërsisë bullgare Ivan Vazov takohet me banuesit vendas në kafenenë, ku mani zgjat degët e veta.
Zgjedhja për një pemë evropiane do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt dhe në të mund të marrin pjesë online njerëz nga e gjithë bota. Fituesi do të shpallet më 17 mars, njoftuan nga Fondacioni “EkoKomunitet”. “Le të dëshmojmë, se Bullgaria jonë e vogël por e papërsëritshme si dhe qyteti ynë i dashur kanë cilësinë të mahnitin çdo një”, bëjnë thirrje ndaj bullgarëve nga bashkia Veliki Presllav.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasillevaTraditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë..