Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thirrje për kundërshtim të “Llukovmarshit”

Ronald Lauder
Foto: BGNES

Fatkeqësisht, ka pak vende evropiane që mund të krenohen me historinë e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur të bëhet fjalë për hebrenjtë. Bullgaria është pothuajse shteti i vetëm, i cili mund të jepet si një shembull i ndershmërisë, forcës morale dhe guximit, sepse ndryshe nga pothuajse e gjithë Evropa, ajo u kundërvihet nazistëve, vë në dukje në një letër të botuar në gazetën "Trud" Presidenti i Kongresit Botëror Hebre Ronald Lauder.

Ai e përcakton të ashtuquajturin "Lukovmarsh" /”Marshi i Llukovit/* si një turp për Bullgarinë. "Si mik i Bullgarisë shpresoj shumë që të gjithë bullgarët të refuzojnë ngritjen e nacionalizmit ekstrem të djathtë ksenofob, dhe në vend të kësaj të vazhdojnë në rrugën që ka fituar admirimin e të gjithë njerëzve të mirë në botë," tha Lauder.

Dje për vitin e radhës Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova refuzoi të koordinonte “Lukovmarsh”. Kjo u deklarua nga kryetarja e grupit GERB-Bashkimi i Forcave Demokratike në Këshillin Bashkiak të Sofjes Malina Edreva. Sipas saj, në një shoqëri demokratike kryetari i bashkisë së qytetit nuk ka autoritetin të lejojë ose të ndalojë ideologjinë e dikujt, por ka përgjegjësinë të marrë një pozicion nëse një tubim i madh i njerëzve në një vend publik çon në shkelje të rendit publik, dhe "numërimi i fashistëve bullgarë", i njohur më mirë si “Lukovmarsh”, është pikërisht nga këto tubime.

Këshilltarët e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ gjithashtu shpallën më parë në një deklaratë se janë kundër zhvillimit të “Llukovmarshit”.


* Hristo Llukov është një oficer bullgar, pedagog i veprës ushtarake dhe politikan, ka qenë Ministër i Luftës në Mbretërinë Bullgare në periudhën 1935-1938 dhe udhëheqës i organizatës ultranacionaliste “Bashkimi i Legjioneve Kombëtare Bullgare (1942 – 1943), është vrarë nga një grup luftarak komunist.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD