Aviokompania rumune hap një linjë midis Kluzh-Napokës dhe Burgasit. Ky është avio shërbimi i parë, i cili lidh në mënyrë të drejtpërdrejt Transilvaninë me bregdetin bullgar të Detit të Zi. Fluturimet do të jenë dy herë në javë. Ai i parë do të realizohet më 20 qershor.
“Itinerari "Kluzh-Napoka – Burgas" do të jetë destinimi i parë rumun i realizuar nga aeroporti i Burgasit. E konsiderojmë këtë si një arritje të madhe dhe jemi të bindur se do t’i gëzohet një sukses të madh, sepse ekziston një miqësi e dukshme reciproke midis turistëve nga Rumania dhe bregdeti i Detit të Zi", tha para “Radio Burgasit” të BNR-së drejtori ekzekutiv i operatorit të aeroportit lokal Fraport Bullgaria.
Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..
Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...
Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës...
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta..