Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me një vrapim “Nëpër gjurmët e Levskit” i japim nder heroit kombëtar të Bullgarisë Vasill Levski

Foto: arkiv

Me një vrapim "Nëpër gjurmët e Levski" në qytetin Trojan do të shënohen 148 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Vasill Levski, bëri të ditur klubi i orientimit “Hemus” – një nga organizatorët e aktivitetit.

Sivjet, në lidhje me gjendjen epidemiologjike nuk do të ketë start në masë. Pjesëmarrësit, të cilët janë nga tërë vendi, do të lëvizin në tri itinerare – prej 3,8 dhe 12 kilometrash deri në Manastirin e Trojanit, nëpër të cilat ka kaluar heroi ynë kombëtar Vasill Levski, i cili ia ka përkushtuar jetën e vet çlirimit të Bullgarisë,.

Nuk do të ketë ceremoni dekorimi, si herë të tjera. Çdo një garues do të marrë medalje, pasi mbaron vrapimin, që të mos ketë grumbullim njerëzish.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD