Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1/6 e bullgarëve do të bëheshin prindër strehues, por me pagesë

Foto: arkiv

63 për qind e bullgarëve nuk do të bëhen prindër strehues në asnjë rrethanë. Një në gjashtë do të pranonte një fëmijë në rrezik në shtëpi nëse do të merrte një pagë dhe mbështetje fëmijësh nga shteti. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të firmës “Trend”, të porositur nga Shoqata Kombëtare e Kujdesit.

Konfirmohet trendi i viteve të fundit për të zvogëluar interesin për strehimin familjar. 1738 fëmijë rriten në familje strehuese, sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës Sociale. 52 për qind e fëmijëve të strehuar birësohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kornelija Ninova

Pamundësia e formimit të një qeverie flet për një krizë të rëndë politike

Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas Ninovës, pamundësia e formimit të kabinetit është tregues i mosfunksionimit të pushtetit ekzekutiv...

botuar më 24-07-08 6.09.MD
Petko Nikollov

Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen do t'i kursejë ekonomisë miliona euro

Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Petko Nikollov. Ai citoi një raport nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Akademinë Bullgare..

botuar më 24-07-08 2.03.MD

Termocentrali bërthamor në Kozlloduj rifilloi funksionimin e reaktorit të 6-të

Njësia 6 e Termocentralit Bërthamor “Kozlloduj” u lidh me sistemin kombëtar të energjisë elektrike më 8 korrik pas orës 9 të mëngjesit. Puna e reaktorit u ndërpre më 15 qershor për mirëmbajtjen e planifikuar të një transformatori jo bërthamor dhe një..

botuar më 24-07-08 11.18.PD